Versioni i plotë
KOSOVA

Dogana e Kosovës ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit

27 Kor 2026, 15:30

HANI I ELEZIT – Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një tentativë për importimin e produkteve të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve.

Sipas njoftimit të Doganës, një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk, u përzgjodh për kontroll të detajuar. Fillimisht, drejtuesi deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar, mirëpo gjatë inspektimit zyrtarët zbuluan produkte që nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.

Gjatë kontrollit u gjetën 10 copë të produktit Elasty G PLUS, të destinuar për kujdes ndaj lëkurës, si dhe 20 copë të produktit Masport 500.

Dogana bëri të ditur se mallrat janë ndaluar dhe sekuestruar, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.

Autoritetet doganore theksuan se mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar çdo formë të tregtisë së paligjshme./Gazeta10

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më AUV tërheq nga tregu “Mishin e bluar të gjedhit” të kompanisë “AJH FOODS”, u gjet ADN pule