Dogana e Kosovës ndalon produkte të padeklaruara në Han të Elezit
HANI I ELEZIT – Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një tentativë për importimin e produkteve të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve. Sipas njoftimit të Doganës, një autom...


HANI I ELEZIT – Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një tentativë për importimin e produkteve të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit, gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve.
Sipas njoftimit të Doganës, një automjet me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas turk, u përzgjodh për kontroll të detajuar. Fillimisht, drejtuesi deklaroi se nuk kishte mallra për të deklaruar, mirëpo gjatë inspektimit zyrtarët zbuluan produkte që nuk ishin deklaruar pranë autoriteteve doganore.
Gjatë kontrollit u gjetën 10 copë të produktit Elasty G PLUS, të destinuar për kujdes ndaj lëkurës, si dhe 20 copë të produktit Masport 500.
Dogana bëri të ditur se mallrat janë ndaluar dhe sekuestruar, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë procedurat e parapara me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet doganore theksuan se mbeten të përkushtuara në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve, duke parandaluar hyrjen në treg të produkteve të padeklaruara dhe të pakontrolluara, si dhe duke luftuar çdo formë të tregtisë së paligjshme./Gazeta10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.
