Versioni i plotë
KOSOVA

E dhimbshme: Sot varroset 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik

04 Tet 2026, 10:00

Sot do të varroset 19-vjeçari Enver Palloshi, i cili u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në fshatin Nikaj të Kaçanikut.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, e diel, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Biçec.

Rasti kishte ndodhur rreth orës 13:30, kur familjarët kishin njoftuar Policinë e Kosovës. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor, të cilët kishin konstatuar vdekjen.

Sipas Policisë, pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit nuk ishin evidentuar elemente që ngrinin dyshime për përfshirjen e personave të tjerë. Prokurori i shtetit kishte autorizuar vazhdimin e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Familjarët kanë njoftuar për ceremoninë e varrimit dhe kanë shprehur falënderimet për të pranishmit, ndërsa familjes Palloshi i shprehen ngushëllime për humbjen.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s