Versioni i plotë
KOSOVA

Haxhiu u dorëzon zyrtarisht shtetësinë e Kosovës Joe dhe Shirley DioGuardit

24 Gus 2026, 13:30

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet për shtetësinë e Republikës së Kosovës dy personaliteteve të njohura amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.

Ceremonia është zhvilluar në Presidencën e Kosovës.

Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për çështjen e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve.

Krahas tij, Shirley Cloyes DioGuardi ka qenë e angazhuar për promovimin e të drejtave të shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës në qarqet politike dhe institucionale amerikane.

Përmes angazhimit të tyre të gjatë në Uashington, Joe dhe Shirley DioGuardi janë shndërruar në dy prej figurave të rëndësishme të lobimit shqiptaro-amerikan dhe të përpjekjeve për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin