Versioni i plotë
KOSOVA

Kjo është gjendja shëndetësore e burrit nga Malisheva, që dyshohet se vrau gruan e tij

25 Gus 2026, 12:30

Egzon Bytyqi është duke u trajtuar në QKUK, pasi dyshohet se ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen, ku ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së hënës në fshatin Kërvasëri në komunën e Malishevës.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se gjendja e Egzonit vazhdon të mbetet e njëjtë, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga stafi shëndetësor i Qendrës Emergjente.

“Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë. Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së”, ka thënë Qyqalla.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm