Versioni i plotë
KOSOVA

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

02 Tet 2026, 14:00

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar fotografi nga takimi me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se kishte pasur nderin ta takonte për herë të parë Trumpin.

“Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kisha nderin që të takoj për herë të parë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald J. Trump”, ka shkruar Kurti.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit e kishte falënderuar Trumpin për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s.

“E falënderova për ngritjen e valës së investimeve në mbrojtje në NATO, ku edhe Kosova duhet të anëtarësohet”, ka deklaruar Kurti.

Në pjesën e fundit të postimit, Kurti ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA-në, duke nisur fjalinë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s