Versioni i plotë
KOSOVA

Ky është 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik

04 Tet 2026, 00:00

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut gjatë ditës së sotme. Bëhet e ditur se viktima është Enver Palloshi.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë. Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Veseli.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s