Publikohet formacioni, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve
Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet sot me Finlandën, në një ndeshje me rëndësi të veçantë për objektivat e saj në Ligën e Kombeve.
Takimi, që nis në orën 20:45, mund t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm në garën për vendin e parë në Grupin C1.
Kreu i grupit siguron ngjitjen në një ligë më të lartë, një pozicion më të favorshëm në shortin e kualifikueseve të Europianit, si dhe një mundësi të garantuar përmes play-off-it.
Trajneri Maran pritet të mbështetet te formacioni bazë, me pak ndryshime në krahasim me ndeshjet e fundit. Në portë rikthehet Etrit Berisha, i cili mungoi pas kartonit të kuq të marrë në përballjen e parë me Finlandën.
Një tjetër rikthim i rëndësishëm është ai i Qazim Laçit, i cili ka lënë pas dëmtimin dhe është sërish në dispozicion të skuadrës.
Në krahun e majtë pritet të aktivizohen Pilo dhe Mitaj, me lojtarin e AEK-ut të pozicionuar më përpara.
Shqipëria synon një rezultat pozitiv për të hedhur një hap vendimtar drejt kreut në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.