Versioni i plotë
KOSOVA

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

03 Tet 2026, 00:00

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton IndeksOnline.

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë” thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s