Versioni i plotë
KOSOVA

Ramadani: LDK e PDK “ranë në lojën e Kurtit”, Aleanca e lexoi që nga fillimi

04 Tet 2026, 14:00

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe takimet e liderëve të partive për zgjedhjen e presidentit.

Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në “lojën e Kurtit” fillimisht ka rënë LDK-ja e më pas edhe PDK-ja.

“Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar takimet e zhvilluara ndërmjet liderëve politikë, duke pretenduar se ato nuk kanë pasur për qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka thënë se Aleanca ka qenë e vetmja parti që “e ka lexuar lojën e Kurtit”, duke pretenduar se qëndrimi i saj ka qenë i njëjtë nga fillimi deri në fund.

“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën”, ka shkruar deputeti.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s