Versioni i plotë
KOSOVA

Rrahje ndërmjet Kobrës dhe Andi Pajazitit në Burgun e Sigurisë së Lartë

12 Nën 2026, 13:01

Një rrahje ndërmjet Dibran Hoxhës, i njohur si Kobra, dhe Andi Pajazitit ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Një lajm të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), ku thuhet se incidenti ka ndodhur të shtunën në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Më tej, nga SHKK-ja kanë thënë se ndaj dy të dënuarve janë iniciuar masa disiplinore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës konfirmon se më 07.11.2026, në Burgun e Sigurisë së Lartë, ka ndodhur një incident në mes të dy të dënuarve. Pas incidentit, të dy të dënuarit janë trajtuar nga stafi shëndetësor i burgut, në përputhje me procedurat standarde që zbatohen në raste të tilla. Ndaj të dënuarve janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa rasti është duke u hetuar edhe nga Policia e Kosovës”, kanë bënë të ditur për Insajderin.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

​Rrustem Mustafa insiston në marrëveshje politike mes PDK-së dhe Vetëvendosjes Futet në rend dite Ligji për Specialen, 79 deputetë votojnë pro mocionit të PDK-së “Çka është kjo punë?”, Sveçlës s’i mjaftojnë 3 minuta për përgjigje, Haxhiu: Më vjen keq, s’mundemi me e zgjatë Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë