Versioni i plotë
KOSOVA

Thirrja për vr’asjen e Rexhep Selimit nga një komentues, reagon Shqipe Selimi

04 Tet 2026, 22:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pasi, sipas saj, në një koment të publikuar në Facebook është bërë thirrje për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Rexhep Selimit, në rast të kthimit të tij në Kosovë nga Haga.

Selimi ka thënë se për komentin është njoftuar përmes raportimeve në media, duke e konsideruar rastin si serioz dhe duke kërkuar që të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

“Si bashkëshorte dhe si qytetare e Republikës së Kosovës, e konsideroj këtë një çështje jashtëzakonisht serioze, e cila nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa u trajtuar nga institucionet përgjegjëse”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se mospajtimet politike apo qëndrimet personale nuk mund të përdoren si arsyetim për thirrje për vrasjen e një personi.

“Liria e shprehjes nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës”, ka deklaruar Selimi.

Deputetja i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të hetojë rastin, të identifikojë personin që qëndron pas komentit dhe të vlerësojë nëse ka përgjegjësi penale.

“Nuk kërkoj asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa zbatimin e ligjit dhe trajtimin me seriozitetin e duhur të një thirrjeje publike për marrjen e jetës së një njeriu”, ka shkruar ajo.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s