Versioni i plotë
KOSOVA

“Beteja vazhdon”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas ndërhyrjes kirurgjikale

11 Nën 2026, 21:00

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka ndarë një përditësim të ri për gjendjen e tij shëndetësore.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka publikuar një fotografi nga shtrati i spitalit, duke njoftuar se ndërhyrja kirurgjikale që iu nënshtrua sot ka përfunduar me sukses.

“Ndërhyrja sot kaloi me sukses. Por beteja vazhdon…”, ka shkruar Vishkulli, duke zbuluar se rrugëtimi i tij drejt rikuperimit ende nuk ka përfunduar.

Ai ka bërë të ditur se javën e ardhshme e pret një tjetër operacion, të cilin e konsideron ndoshta më të rëndësishmin deri më tani, pasi lidhet drejtpërdrejt me shikimin e tij.

“Pas gjithë dhimbjeve dhe sfidave që kam kaluar, shpresa ime më e madhe është të rikthej dritën që dua të shoh në jetën time. Nuk e di çfarë më pret, por një gjë e di: nuk do të dorëzohem kurrë!”, është shprehur ai.

Në fund të mesazhit, 28-vjeçari ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë, duke kërkuar forcë nga Zoti për të përballuar sfidat që e presin.

Kujtojmë se Vishkulli u plagos rëndë në syrin e majtë gjatë përplasjeve në protestën e mbajtur në Tiranë, ku dyshohet se u godit nga një plumb gome. Pas trajtimit fillestar në Shqipëri, ai u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian Hykmete Bajrami e quan “turiste politike” e “pa dinjitet” Vjosa Osmanin: Mos gënjeni, më 2020 kishim financuar pagat e punëtorëve FSK sqaron rastin e lëndimit të ushtarit gjatë trajnimit