Versioni i plotë
KOSOVA

FSK sqaron rastin e lëndimit të ushtarit gjatë trajnimit

11 Nën 2026, 19:30

Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës për pak sa nuk e ka paguar me jetë një incident të rëndë gjatë ushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, ku një municion 40 milimetërsh i prodhimit turk ka shpërthyer brenda një arme amerikane të tipit MK-19.

Lidhur me këtë ka reaguar Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas FSK-së rasti ka ndodhur në një nga poligonet e FSK-së.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, të nderuara media.

Sa i përket njoftimeve nga mediat lidhur me lëndimin e lehtë të një pjesëtari të FSK-së, gjatë trajnimit ju informojmë që rasti ka ndodhur më herët në një nga poligonet e FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë realizimit të trajnimeve me municione ballafaqohet me rrezikshmëri të lartë dhe merr paraprakisht të gjitha masat e nevojshme parandaluese për menaxhimin e rrezikut, duke përfshirë pajisjet individuale dhe kolektive për mbrojtjen e personelit.

Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konform procedurave standarde në fuqi i bashkëngjiten ekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial. Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë me standardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato të NATO-s.

FSK është e vetëdijshme që profesioni ushtarak përbën në vete një rrezikshmëri të lartë, në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor, megjithatë në relacion me nivelin e aktiviteteve, numri i aksidenteve mbetet i vogël për shkak të masave të sigurisë në menaxhimin e rrezikut.

Njëkohësisht, FSK mbetet e përkushtuar që vazhdimisht të rrisë sigurinë dhe garantojë ruajtjen e personelit.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë “Beteja vazhdon”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas ndërhyrjes kirurgjikale Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian Hykmete Bajrami e quan “turiste politike” e “pa dinjitet” Vjosa Osmanin: Mos gënjeni, më 2020 kishim financuar pagat e punëtorëve