Versioni i plotë
KOSOVA

Ganimete Musliu hap zemrën, tregon pse nuk është bërë nënë

11 Nën 2026, 22:30

Deputetja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hapur zemrën si asnjëherë më parë.

Musliu ka rrëfyer arysen se pse nuk është bërë nënë.

“Janë etapat e jetës që nuk kanë qenë aspak të lehta, të cilat më kanë ndryshuar shpeshherë gjatë rrugëtimit ose gjatë formimit tim perspektiven për mundësinë ose jo mundësinë e të qenurit nënë. Jam gjithmonë pro familjes, por asnjëherë as nuk i kundërshtoj, e as nuk i akuzoj, e as nuk i nënçmoj edhe ata që jetojnë vetë”, tha deputetja.

Lexo edhe

Donald Trump Jr.: Russell Brand do të shkojë në burg për përdhunim dhe nuk ka shqetësuar askënd për vite me radhë
Sot, 20:09 · 4 min lexim

Dua Lipa do të jetë artistja e parë që do të kryesojë në festivalin Coachella
Sot, 17:19 · 1 min lexim

Vdes Donnie Dunagan, zëri origjinal i Bambit – Humb betejën me kancerin
Dje, 17:32 · 2 min lexim
Reklamë

Musliu u shpreh se është shumë e qetë me veten në këtë aspekt, por se është edhe një zbrazëtirë që nuk është plotësuar asnjëherë.

Unë jam shumë në rregull me veten time dhe jam shumë e vetëdijshme për rrugëtimin tim jetësor. Jam shumë në paqe me veten time, me familjen time. Për mua familja është koncept shumë i madh. Rritesh gjithmonë me ndjesinë se çka do të thotë ndjenja dhe çka është të jesh nënë. Unë nuk e kam shijuar. Nuk e di. Kur i dëgjon njerëzit duke thënë ‘po i vjen era nënë’ edhe ti ulesh dhe mendon se qysh mundet me kánë kjo aromë. Edhe diçka që kurrë nuk e kam pasur: është një zbrazëtirë shumë e madhe që nuk është plotësuar kurrë.

Në moshën e adoleshencës ose të rinisë së hershme e kam menduar shpeshherë dhe kam thënë ‘okej, ndoshta kjo është boshllëk, unë do ta plotësoj kur unë të bëhem nënë’. Ka qenë një periudhë. Nuk e kam sot atë ndjenjë. Unë ende e vlerësoj që të pasurit një fëmijë është e jashtëzakonshme. Unë ia uroj secilit që dëshiron me pasë fëmijë“, ka deklaruar ajo në T7.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

“Beteja vazhdon”, Erjon Vishkulli jep lajmin pas ndërhyrjes kirurgjikale Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian Hykmete Bajrami e quan “turiste politike” e “pa dinjitet” Vjosa Osmanin: Mos gënjeni, më 2020 kishim financuar pagat e punëtorëve FSK sqaron rastin e lëndimit të ushtarit gjatë trajnimit