Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.
Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, integrimin evropian të Kosovës dhe sigurinë në rajon.
Kurti ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Postimi i plotë:Sot pata kënaqësinë e veçantë të takohem me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée.
Franca ka qenë aleate e fuqishme e Kosovës që nga lufta jonë për çlirim dhe pavarësi dhe mbetet partnere e afërt dhe e rëndësishme e vendit tonë.Biseduam për mundësi të reja bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Francës, për integrimin tonë euroatlantik dhe për sigurinë në rajon. Theksova rëndësinë e mbështetjes së Francës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Shpreha gjithashtu vlerësimin tim për nismën e Presidentit Macron për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që lidhen me përdorimin gjithnjë e më të madh të teknologjisë. Kjo çështje ishte në qendër të Forumit të Paqes në Paris këtë vit, ku Republika e Kosovës iu bashkua Deklaratës Politike të Samitit të Fëmijëve për mbrojtjen e mirëqenies, të drejtave dhe të ardhmes së brezave të rinj.Kosova dhe Franca do të vazhdojnë të punojnë së bashku për paqe, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme të përbashkët evropiane.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.