Versioni i plotë
KOSOVA

Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e gruas në Malishevë

24 Gus 2026, 11:30

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka vdekur një grua dhe bashkëshorti i saj është plagosur.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili poashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

“Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi. Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante”, ka njoftuar Prokuroria.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt, Ministria për Punë e Familje publikon gjetjet e inspektimit të jashtëzkaonshëm Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin