Prokuroria e Gjakovës: Bashkëshorti i dyshuar për vrasjen e gruas në Malishevë
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka vdekur një grua dhe bashkëshorti i saj është plagosur. Sipas Prokurorisë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili poashtu ka pësu...


Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në Gjakovë, ku ka vdekur një grua dhe bashkëshorti i saj është plagosur.
Sipas Prokurorisë, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili poashtu ka pësuar plagë të rënda nga arma e zjarrit dhe është në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.
“Prokurori i Shtetit, ka dal në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për kryerjen e autopsi. Nga Prokurori i Shtetit rasti është iniciuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimit të provave relevante”, ka njoftuar Prokuroria.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.