Versioni i plotë
KOSOVA

Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm

14 Gus 2026, 13:30

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës për ndryshimin e lokacionit të zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.

Sipas njoftimit, nga e hëna, 17 gusht 2026, tërheqja e dokumentit të shtetësisë do të bëhet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, në katin e parë.

Objekti ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”.

MPB-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që nga kjo datë të drejtohen në lokacionin e ri për kryerjen e këtyre shërbimeve.

Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.

Lajme të ngjashme

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror “Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen