Tërheqja e dokumentit të shtetësisë, MPB-ja me njoftim të rëndësishëm
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës për ndryshimin e lokacionit të zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim. Sipas njoftimit, nga e hëna, 17 gusht 2026, t...


Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës për ndryshimin e lokacionit të zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, ri-fitim dhe humbje të shtetësisë me lirim.
Sipas njoftimit, nga e hëna, 17 gusht 2026, tërheqja e dokumentit të shtetësisë do të bëhet në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, në katin e parë.
Objekti ndodhet në rrugën “Luan Haradinaj”.
MPB-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që nga kjo datë të drejtohen në lokacionin e ri për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.