16-vjeçari rrëzohet me trotinet në Reçicë të Vogël, pëson lëndime të rënda
Një 16-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar me trotinet elektrik në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës. Sipas SPB Tetovë, rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 22:30. I mituri, duke drejtuar trotinetin elek...
Një 16-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar me trotinet elektrik në fshatin Reçicë e Vogël të Tetovës.
Sipas SPB Tetovë, rasti është raportuar më 9 shtator rreth orës 22:30. I mituri, duke drejtuar trotinetin elektrik, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.
Lëndimet e tij janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip i SPB Tetovë ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post 16-vjeçari rrëzohet me trotinet në Reçicë të Vogël, pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.