2.42 promilë alkool, 27-vjeçari ndalohet pasi u soll në mënyrë agresive në kazino
Një 27-vjeçar nga Kavadari është ndaluar nga policia pasi paraprakisht ishte denoncuar se ishte sjellë në mënyrë agresive në një kazino në Kavadar. Sipas policisë, sigurimi e kishte nxjerrë nga objekti, ndërsa më pas ai nuk kishte respek...
Një 27-vjeçar nga Kavadari është ndaluar nga policia pasi paraprakisht ishte denoncuar se ishte sjellë në mënyrë agresive në një kazino në Kavadar.
Sipas policisë, sigurimi e kishte nxjerrë nga objekti, ndërsa më pas ai nuk kishte respektuar urdhrat e policëve që po kryenin detyrat zyrtare dhe i kishte ofenduar.
Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se 27-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.42 promilë të matur në gjak.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Flaka
The post 2.42 promilë alkool, 27-vjeçari ndalohet pasi u soll në mënyrë agresive në kazino appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.