Ahmeti i ashpër ndaj Shasivarit: Agresori ishte Serbia, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit
Reagimet ndaj deklaratave të Jeton Shasivarit vazhdojme, ndërsa zëra kritikë nga skena politike dhe publike i janë kundërvënë qëndrimeve të tij lidhur me luftën në Kosovë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ish-ministri dhe zyrtari i BDI...
Reagimet ndaj deklaratave të Jeton Shasivarit vazhdojme, ndërsa zëra kritikë nga skena politike dhe publike i janë kundërvënë qëndrimeve të tij lidhur me luftën në Kosovë dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-ministri dhe zyrtari i BDI-së, Farton Ahmeti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave, duke e akuzuar Shasivarin për barazim të viktimës me agresorin.
“Ministër i VLEN-it, Kosova nuk e ka harruar as pushtimin, as masakrat, as dëbimin e qindra mijëra shqiptarëve nga shtëpitë e tyre”, ka shkruar Ahmeti.
Sipas tij, përgjegjësia për agresionin ishte e Serbisë, ndërsa UÇK-ja, siç shprehet ai, ishte forca që doli përballë saj.
“Agresori ishte Serbia, ndërsa UÇK-ja ishte ajo që doli përballë tij dhe luftoi për lirinë e popullit”, deklaroi Ahmeti.
Ai i ka bërë thirrje Shasivarit që të mos barazojë palët në konflikt.
“Mos tentoni ta barazoni viktimën me agresorin dhe sakrificën me krimin. Edhe këtë e dëgjuam nga ju, dhe kjo nuk harrohet!”, ka shkruar Ahmeti, duke e mbyllur reagimin me: “Turp ju qoftë!”
Në të njëjtën linjë, por me një qasje më të tërthortë, ka reaguar edhe publicisti Saladin Xhezairi. Në një postim të tij, Xhezairi ka folur për mesazhe “këshillëdhënëse” që, sipas tij, u janë dërguar shumë personave në prag të 16 shtatorit.
“KONTEKST në prag të 16 shtatorit: Shumëkujt i kanë mbërritur mesazhe ‘këshillëdhënëse’, po pakkush e çeli gojën”, ka shkruar Xhezairi.
Ai më tej ka lënë të kuptohet se situata duhet trajtuar me kujdes dhe pa nxitim, duke iu referuar edhe një shprehjeje popullore:
“Prapëseprapë, nuk bën të ngutet, se kush ngutet, mirë e ka thënë populli, …!”
Reagimet e fundit vijnë në një klimë debatesh të forta publike rreth deklaratave të Jeton Shasivarit, të cilat kanë nxitur reagime të shumta politike dhe publike. Gazeta Flaka
The post Ahmeti i ashpër ndaj Shasivarit: Agresori ishte Serbia, UÇK-ja luftoi për lirinë e popullit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.