Aksident në Probishtip, 16-vjeçari pëson lëndime të rënda
Një 16-vjeçar nga fshati Zletovë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi humbi kontrollin mbi mopedin dhe u përmbys në rrugën Probishtip–Krupishtë. Aksidenti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 15:00, në zonën e fshatit Lezovë. Lëndimet...
Një 16-vjeçar nga fshati Zletovë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi humbi kontrollin mbi mopedin dhe u përmbys në rrugën Probishtip–Krupishtë.
Aksidenti ka ndodhur më 13 shtator, rreth orës 15:00, në zonën e fshatit Lezovë. Lëndimet e të miturit janë konstatuar në Institucionin e Shëndetit Publik „Nada Mihajllova“ në Probishtip.
Ekipi hetimor i NJPB Probishtip ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Flaka
The post Aksident në Probishtip, 16-vjeçari pëson lëndime të rënda appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.