Alarm për zjarret: 11 raste në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 11 zjarre në zona të hapura. Nga këto, 10 janë lokalizuar dhe shuar, ndërsa një zjarr vazhdon të jetë aktiv. Zjarri aktiv është regjistruar në Komunën...
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Maqedonisë së Veriut janë raportuar gjithsej 11 zjarre në zona të hapura. Nga këto, 10 janë lokalizuar dhe shuar, ndërsa një zjarr vazhdon të jetë aktiv.
Zjarri aktiv është regjistruar në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Belicë, në zonën e Kajorecit. Sipas raportimeve, nga flakët janë përfshirë pyje të ulëta dhe pyje të përziera.
Ndërkohë, ekipet kanë intervenuar edhe në disa raste të tjera. Në fshatin Radushë, në Komunën e Sarajit, ishte përfshirë bimësi e ulët, ndërsa zjarr është shuar edhe në fshatin Konsko në Komunën e Gjevgjelisë.
Dy intervenime janë regjistruar edhe në Komunën e Strugës. Në Tateshi ishte përfshirë kashtë dhe bimësi e ulët, ndërsa në Veleshtë zjarri kishte kapluar bimësi të ulët.
Për momentin, një zjarr mbetet aktiv, ndërsa nuk raportohet për raste të tjera që janë nën kontroll.
Flaka
The post Alarm për zjarret: 11 raste në 24 orët e fundit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.