Ali Ahmeti nga Prishtina: Populli shqiptar i shpalli të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në marshimin e zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi....
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka marrë pjesë sot në marshimin e zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ahmeti e cilësoi marshimin si një dëshmi të fuqishme të mbështetjes për luftëtarët e UÇK-së dhe vlerat e lirisë.
“Ky marshim ishte një dëshmi e fuqishme se liria nuk është vetëm kujtim i një të kaluare të lavdishme, por vlerë që mbrohet dhe dëshmohet çdo ditë”, shkroi Ahmeti.
Sipas tij, pjesëmarrja në marshim ishte shprehje e mirënjohjes së qytetarëve të Kosovës për ata që, siç u shpreh, sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e vendit.
“Sot, populli shqiptar e dha verdiktin e tij të qartë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin i shpall TË PAFAJSHËM!”, deklaroi Ahmeti.
Ai theksoi se UÇK-ja mbetet pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të shqiptarëve që besuan dhe luftuan për lirinë.
“UÇK-ja është pjesë e historisë së Kosovës dhe e kujtesës së përbashkët të të gjithë atyre që besuan dhe luftuan për lirinë. Nga Prishtina, sot përcollëm mesazhin se drejtësia dhe liria duhet të ecin bashkë”, tha Ahmeti.
Në fund të reagimit, kreu i BDI-së përshëndeti dëshmorët e lirisë dhe Kosovën me thirrjet: “Lavdi të gjithë dëshmorëve të lirisë! Rroftë Kosova! Rroftë UÇK-ja!” Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti nga Prishtina: Populli shqiptar i shpalli të pafajshëm Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.