Arrestim në Negotinë pas një denoncimi për kërcënime serioze
Një 30-vjeçar nga fshati Negotinë është privuar nga liria nga policia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”. Sipas policisë, ngjarja është denoncuar më 12 shtator në Stacionin Policor në Gallatë, ku një 67-vjeçar ...
Një 30-vjeçar nga fshati Negotinë është privuar nga liria nga policia, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Sipas policisë, ngjarja është denoncuar më 12 shtator në Stacionin Policor në Gallatë, ku një 67-vjeçar ka raportuar se djali i tij i kishte bërë kërcënime serioze.
30-vjeçari është arrestuar rreth orës 15:15 nga nëpunës policorë të Njësisë Policore Gallatë. Ai është dërguar dhe po mbahet në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
Flaka
The post Arrestim në Negotinë pas një denoncimi për kërcënime serioze appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.