Arrestohet 22-vjeçari në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Një 22-vjeçar nga fshati Vërbjan i Gostivarit është arrestuar nga policia pasi ndaj tij kishte një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg. Sipas njoftimit policor, më 10 shtator 2026, rreth orës 12:35, në rrugën “18 Nëntori” ...

shtator 11, 2026 - 15:30
Arrestohet 22-vjeçari në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg

Një 22-vjeçar nga fshati Vërbjan i Gostivarit është arrestuar nga policia pasi ndaj tij kishte një urdhëresë gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg.

Sipas njoftimit policor, më 10 shtator 2026, rreth orës 12:35, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria E.S. (22).

Ai kërkohej në bazë të një urdhërese gjyqësore për vuajtjen e dënimit me burg për një vepër penale të paraparë në nenin 215 të Kodit Penal.

Pas arrestimit, 22-vjeçari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues “Burgu i Tetovës”, ku do të vuajë dënimin e shqiptuar.

Flaka

The post Arrestohet 22-vjeçari në Gostivar, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.