Arrestohet 28-vjeçari në Negotinë, dyshohet se tentoi të hynte me forcë në një shtëpi

Një 28-vjeçar nga Negotina është privuar nga liria pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë në një shtëpi dhe të marrë sende të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2026, rreth orës 17:30, në Negoti...

shtator 11, 2026 - 20:30
Arrestohet 28-vjeçari në Negotinë, dyshohet se tentoi të hynte me forcë në një shtëpi

Një 28-vjeçar nga Negotina është privuar nga liria pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë me forcë në një shtëpi dhe të marrë sende të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 10 shtator 2026, rreth orës 17:30, në Negotinë. Nëpunës policorë të NJPB Negotinë kanë arrestuar I.D. (28), i cili dyshohet se ka përdorur forcë për të hapur derën e hyrjes së shtëpisë së një 50-vjeçari nga Negotina.

Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori publik.

Policia ka bërë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 28-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 28-vjeçari në Negotinë, dyshohet se tentoi të hynte me forcë në një shtëpi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.