Arrestohet 41-vjeçari në Kalishtë, i gjendet lëndë pluhurore

Një 41-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në fshatin Kalishtë të Strugës, pasi gjatë kontrollit tek ai dhe në automjetin e tij është gjetur lëndë pluhurore e bardhë. Sipas njoftimit të policisë, më 10 shtator 2026, rreth orës 17:4...

shtator 11, 2026 - 15:30
Arrestohet 41-vjeçari në Kalishtë, i gjendet lëndë pluhurore

Një 41-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria në fshatin Kalishtë të Strugës, pasi gjatë kontrollit tek ai dhe në automjetin e tij është gjetur lëndë pluhurore e bardhë.

Sipas njoftimit të policisë, më 10 shtator 2026, rreth orës 17:40, nëpunës policorë të policisë kriminalistike pranë NJPB Strugë kanë arrestuar P.P. (41) nga Shkupi.

Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe sekuestruar një paketim me lëndë pluhurore të bardhë. Po ashtu, gjatë kontrollit të automjetit të tij “Volkswagen Golf”, me targa të Shkupit, është gjetur një paketim me mbetje të një lënde të tillë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 41-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Flaka

The post Arrestohet 41-vjeçari në Kalishtë, i gjendet lëndë pluhurore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.