Bomba politike në Bërvenicë: ASH i jep mbështetje të plotë kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiut

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka rreshtuar strukturat e saj pas kandidatit të AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiut. Këshilli Organizativ i ASH-së, në mbledhjen e zhvilluar në selinë e partisë në Tetovë, ka konfirmuar una...

shtator 14, 2026 - 23:30
Bomba politike në Bërvenicë: ASH i jep mbështetje të plotë kandidatit të AKI-së, Arkin Jahiut

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka rreshtuar strukturat e saj pas kandidatit të AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiut.

Këshilli Organizativ i ASH-së, në mbledhjen e zhvilluar në selinë e partisë në Tetovë, ka konfirmuar unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës.

Nga ASH bëjnë të ditur se të gjitha strukturat dhe aktivistët e partisë do të angazhohen në terren për të siguruar një rezultat sa më të fuqishëm për kandidatin e AKI-së.

Sipas partisë, bashkimi i votës shqiptare dhe koordinimi brenda AKI-së janë faktorë kyç për të siguruar përfaqësim politik që, siç thuhet, pasqyron vullnetin e shumicës së qytetarëve të Bërvenicës.

Në mbledhje është diskutuar edhe për përmbylljen e proceseve zgjedhore të brendshme në degët e mbetura të ASH-së, si dhe për përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të partisë.

Nga Aleanca për Shqiptarët mesazhi politik është i qartë: strukturat do të jenë të mobilizuara për betejën zgjedhore në Bërvenicë.

“Të bashkuar në Bërvenicë. Të organizuar dhe të vendosur për një Aleancë më të fortë”, thuhet në mesazhin e ASH-së.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.