CONCEICAO SHPËRTHEN: Milani? Trajneri nuk ishte problemi!

Sergio Conceicao ka folur sërish për periudhën e tij te Milani, duke pranuar përgjegjësinë për rezultatet, por njëkohësisht duke theksuar se problemet e klubit italian nuk mund t’i atribuohen vetëm trajnerit. Tekniku portugez u emërua në me...

shtator 11, 2026 - 17:30
CONCEICAO SHPËRTHEN: Milani? Trajneri nuk ishte problemi!

Sergio Conceicao ka folur sërish për periudhën e tij te Milani, duke pranuar përgjegjësinë për rezultatet, por njëkohësisht duke theksuar se problemet e klubit italian nuk mund t’i atribuohen vetëm trajnerit.

Tekniku portugez u emërua në mesin e sezonit 2024/25, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij Paulo Fonseca, i cili u largua nga detyra para përfundimit të vitit kalendarik, përcjell ORAinfo.

Fillimi i aventurës së Conceicaos ishte premtues. Vetëm pak ditë pas emërimit, ai udhëhoqi Milanin drejt triumfit në Superkupën e Italisë.

Megjithatë, pas këtij suksesi rezultatet nuk shkuan sipas pritshmërive.

Milani përfundoi sezonin në vendin e tetë në Serie A dhe humbi finalen e Kupës së Italisë ndaj Bolognës me rezultatin 1-0. Si pasojë, kuqezinjtë mbetën jashtë kompeticioneve evropiane për sezonin pasardhës.

Në një intervistë për DAZN, Conceicao u rikthye te periudha e tij në “San Siro” dhe pranoi se gjërat nuk shkuan mirë, por theksoi se ai nuk ishte problemi i vetëm.

“Kalova gjashtë muaj te Milani dhe gjërat nuk shkuan shumë mirë. Megjithatë, arritëm të fitojmë një Superkupë dhe të shkojmë deri në finalen e Kupës së Italisë”, deklaroi Conceicao.

Më pas, portugezi iu referua edhe situatës së klubit dhe presionit të madh që ekziston te Milani.

“Amorim tha se Milani kishte fituar dy tituj kampion në njëzet vite dhe kjo është e vërtetë. Unë solla një trofe në gjashtë muaj. Më pas u konfirmua se trajneri nuk ishte problemi kryesor.”

Conceicao pranoi se kishte përgjegjësi për rezultatet, por nënvizoi se nuk dëshironte të shmangte përgjegjësinë e tij.

“Sigurisht, edhe unë kam përgjegjësi dhe nuk dua t’u iki atyre. Por pamë se si edhe Allegri dhe drejtuesit e klubit u larguan”, shtoi ai.

Në fund, Conceicao pati edhe një mesazh për Ruben Amorimin, i cili tashmë përballet me sfidën e tij te Milani.

“Dua t’i dërgoj një përqafim Rubenit dhe t’i uroj shumë fat në këtë aventurë të re, e cila nuk është aspak e lehtë. Sidomos për shkak të presionit te Milani. Njerëzit mendojnë se duhet të fitosh Champions League ose kampionatin çdo vit”, përfundoi trajneri portugez. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.