Diaspora strugane në SHBA në vëmendje: Vizita e Mendi Qyrës hap rrugën për investime të fuqishme në Strugë!
Në Konsullatën e Maqedonisë së Veriut në SHBA, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i shoqëruar nga Kryetari i QKSHA-Struga në New Jersey, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Konsullatës, Dragan Petkovski. Në qendër të takimit ishte...
Në Konsullatën e Maqedonisë së Veriut në SHBA, Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i shoqëruar nga Kryetari i QKSHA-Struga në New Jersey, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Konsullatës, Dragan Petkovski.
Në qendër të takimit ishte diskutimi mbi nevojat e diasporës strugane në SHBA, shërbimet konsullore, mundësitë për investime të diasporës, veçanërisht në qytetin turistik të Strugës, si dhe krijimi i një komunikimi më të rregullt ndërmjet palëve për të lehtësuar shërbimet dhe nevojat e qytetarëve.
“Struga është një nga qytetet me lidhjet më të forta me diasporën. Duam që këto lidhje të mos mbeten vetëm emocionale, por t’i kthejmë në investime, projekte dhe bashkëpunim konkret.”, theksoi Qyra
Palët u pajtuan se vëmendja dhe shërbimet ndaj diasporës duhet të përforcohen edhe më tej.
Kryetari Qyra theksoi se Konsullata e Maqedonisë së Veriut, përveç shërbimeve administrative që ofron për qytetarët, duhet të shërbejë edhe si një urë e rëndësishme komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet diasporës dhe institucioneve në vend.
Takimi u zhvillua në frymë bashkëpunimi, me synimin për të forcuar lidhjet institucionale dhe për ta afruar edhe më shumë diasporën me Strugën dhe vendlindjen.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.