Georgievski: Në Bullgari po nisin ta trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare, përcjell ...

shtator 12, 2026 - 10:00
Georgievski: Në Bullgari po nisin ta trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari.

“Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej ajo që e quan “shkurtpamësi” e para rreth 150 viteve, kur dialektet nga pjesa verilindore e hapësirës gjuhësore bullgare nuk u shpallën zyrtare.

Deklarata e Georgievskit vjen në një kohë kur çështja e gjuhës maqedonase vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.