Letërnjoftimi dhe patenta në telefon: “m.Shërbime” gati për testim

Aplikacioni i ri “m.Shërbime”, që do t’u mundësojë qytetarëve të kenë në telefon dokumente si letërnjoftimin dhe patentën elektronike të shoferit, është gati dhe aktualisht po testohet. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ...

shtator 12, 2026 - 19:00
Letërnjoftimi dhe patenta në telefon: “m.Shërbime” gati për testim

Aplikacioni i ri “m.Shërbime”, që do t’u mundësojë qytetarëve të kenë në telefon dokumente si letërnjoftimin dhe patentën elektronike të shoferit, është gati dhe aktualisht po testohet.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi se aplikacioni do të prezantohet zyrtarisht në tetor. Përdorimi i tij nuk do të jetë i detyrueshëm, ndërsa qytetarët do të mund të vazhdojnë të përdorin dokumentet fizike.

Në versionin fillestar, përmes aplikacionit do të ofrohen edhe disa shërbime elektronike të administratës publike, me synimin që gradualisht të gjitha shërbimet shtetërore të bashkohen në një platformë.

Sipas Andonovskit, aplikacioni është zhvilluar nga inxhinierë vendorë në kuadër të një projekti prej 1.5 milionë eurosh, në bashkëpunim me Poloninë, Ukrainën dhe Bashkimin Evropian, ndërsa mbetet pronë e shtetit.

Synimi është që deri në vitin 2028, “m.Shërbime” të shndërrohet në një portofol digjital evropian.

Andonovski paralajmëroi gjithashtu masa ndaj institucioneve që refuzojnë dokumentet elektronike, pasi pranimi i tyre është detyrim ligjor.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.