Mbi 5200 qytetarë dhe kompani në Maqedoni mbi 221 milionë € borxh shtetit
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më të re të borxhlinjve, në të cilën figurojnë gjithsej 5.240 subjekte dhe qytetarëme borxhe ndaj shtetit. Nga numri i përgjithshëm, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona...
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më të re të borxhlinjve, në të cilën figurojnë gjithsej 5.240 subjekte dhe qytetarëme borxhe ndaj shtetit.
Nga numri i përgjithshëm, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë.
Borxhi i përgjithshëm i papaguar arrin në mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro.
Krahasuar me muajin e kaluar, në listë janë shtuar edhe 2 kompani dhe 38 qytetarë, ndërsa shuma e përgjithshme e borxhit është rritur për rreth 7,3 milionë euro.
Pjesa më e madhe e detyrimeve të papaguara lidhet me tatimet dhe kontributet, ndërsa borxhi për detyrimet doganore është ulur.
Lista përfshin borxhet që kanë arritur për pagesë deri më 31 maj 2026, por që nuk janë shlyer deri më 31 gusht 2026.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.