Ndalet në Kërçovë 31-vjeçari nga Gostivari, i gjendet lëndë pluhurore
Një 31-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria në Kërçovë pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij policia ka gjetur dhe konfiskuar një paketim me lëndë pluhurore të bardhë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 shtator, rreth ...
Një 31-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria në Kërçovë pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij policia ka gjetur dhe konfiskuar një paketim me lëndë pluhurore të bardhë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 01:00, në rrugën „Magjistralja“ në Kërçovë. Nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin „Honda“ me targa të Gostivarit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur lëndën e dyshimtë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 31-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.
Flaka
The post Ndalet në Kërçovë 31-vjeçari nga Gostivari, i gjendet lëndë pluhurore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.