Nesër lëshohet në përdorim investimi disa milionësh në Çair, sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike

Nesër te Ngrohtorja në Çair do të lëshohen në mënyrë solemne kapacitetet e reja kogenerative të kompanisë “TESSA Energy”. Në solemnitet do të marrin pjesë kreu shtetëror dhe komunal. Me këto kapacitete sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekolog...

shtator 11, 2026 - 19:00
Nesër lëshohet në përdorim investimi disa milionësh në Çair, sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike

Nesër te Ngrohtorja në Çair do të lëshohen në mënyrë solemne kapacitetet e reja kogenerative të kompanisë “TESSA Energy”.
Në solemnitet do të marrin pjesë kreu shtetëror dhe komunal. Me këto kapacitete sigurohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike për Çaitin dhe Butelin, transmeton portali Lideri.mk, si një nga mediumet e ftuara të marin pjesë në këtë solemnitet.

Në kuadër të grupacionit Tessa Group nis një kapitull i ri në sektorin e energjetikës, nën markën Tessa Energy.

Ky hap nuk përfaqëson vetëm një ndryshim të imazhit, por mbi të gjitha simbolizon bashkimin, vizionin dhe përparimin e vazhdueshëm të kompanisë.

Si shtyllë energjetike e grupacionit, Tessa Energy është e përkushtuar në krijimin e zgjidhjeve ekologjike, efikase dhe ekonomike, të cilat synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe në krijimin e një mjedisi më të pastër.

“Motori” kryesor i Tessa Energy është Energy Ecolink, termocentrali që furnizon me ngrohje banorët e komunave Çair dhe Butel. Kompania synon të hapë një epokë të re të stabilitetit energjetik, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shkup.

Energy Ecolink hyri plotësisht e përgatitur në sezonin e ngrohjes, duke u siguruar përdoruesve furnizim të qëndrueshëm me ngrohje. Kompania thekson se ngrohja nuk është luks, por nevojë e përditshme dhe se do të vazhdojë me zhvillimin dhe inovacionet për t’iu përgjigjur nevojave të tregut dhe pritshmërive të konsumatorëve.

Në Tessa Energy janë investuar më shumë se 2 milionë euro, ndërsa me këtë investim Shkupi do të përfitojë një impiant të ri kogjenerues me gaz, i cili do të prodhojë në mënyrë të kombinuar energji termike dhe elektrike. Projekti parashikon lidhjen e pajisjeve me rrjetin e gazsjellësit të menaxhuar nga Energy Ecolink, ish-Toplana Shkup Sever.

Sipas kompanisë, investimi synon krijimin e një burimi të qëndrueshëm dhe ekologjik të energjisë elektrike, si dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese. Kjo pritet të mundësojë përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët, uljen e çmimit të energjisë termike dhe kontribut në reduktimin e ndotjes së ajrit në Shkup.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.