Nga akademikët te diploma të stampuara – pushteti po bëhet autoritar”
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski, ka kritikuar ashpër gjendjen aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një periudhë të rënies kadrovike, intelektuale dhe institucionale. Në një intervistë për TV 24, Petko...
Ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Tito Petkovski, ka kritikuar ashpër gjendjen aktuale politike në vend, duke e cilësuar si një periudhë të rënies kadrovike, intelektuale dhe institucionale.
Në një intervistë për TV 24, Petkovski bëri krahasim me qeverinë e parë eksperte të vitit 1991, ku, sipas tij, rreth 40 për qind e ministrave ishin akademikë, anëtarë të MANU-së dhe ekspertë me integritet.
“Shikoni kush janë sot ministrat – njerëz krejtësisht të rastësishëm, pa përvojë profesionale apo politike. Nuk kemi më ndërtim të kuadrove politike, por një proces regresiv dhe inferioritet të plotë intelektual”, tha Petkovski.
Ai kritikoi edhe gjuhën e pushtetit ndaj kundërshtarëve politikë, duke e cilësuar të papranueshme që kryeministri t’i quajë qytetarët apo kundërshtarët “fund i shoqërisë” apo “gllogarë”.
Sipas tij, në vend është krijuar një model autoritar qeverisjeje, ku kryeministri sillet njëkohësisht si ministër, kryetar komune, drejtor dhe zëdhënës, ndërsa ministrat nuk kanë hapësirë për të shprehur qëndrimet e tyre.
Petkovski kritikoi edhe arsimin e lartë, duke akuzuar se universitetet janë shndërruar në mekanizma për “stampimin e diplomave” dhe prodhimin e kuadrove partiake.
“Diplomat e tilla nesër duhet të na shërojnë, të na operojnë, të projektojnë ndërtesa dhe të edukojnë breza. Në politikë, këta njerëz nuk punojnë për shtetin, por vetëm për partinë”, deklaroi Petkovski.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.