Polici tërhiqet zvarrë nga automjeti gjatë aksionit në Bllacë, sulmohet gjatë ndalimit
Një aksion policor kundër kontrabandës pranë pikës kufitare Bllacë është shndërruar në incident të dhunshëm, pasi një polic është sulmuar fizikisht dhe është tërhequr zvarrë nga një automjet. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngja...
Një aksion policor kundër kontrabandës pranë pikës kufitare Bllacë është shndërruar në incident të dhunshëm, pasi një polic është sulmuar fizikisht dhe është tërhequr zvarrë nga një automjet.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën që lidh pikën kufitare “Bllacë” me Shkupin, ku policët kanë vërejtur një “Volkswagen Transporter” me targa të huaja, i cili dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara.
Policët i kanë dhënë urdhër drejtuesit të automjetit të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar lëvizjen.
Pas ndjekjes, policia ka arritur ta ndalojë automjetin dhe ka nisur procedurën për arrestimin e shoferit. Në atë moment, në vendngjarje ka mbërritur edhe një automjet tjetër.
Nga automjeti i dytë ka zbritur një person, i cili, sipas MPB-së, ka sulmuar fizikisht njërin prej policëve.
Situata është përshkallëzuar më tej kur njëri prej personave e ka kapur policin për krahu, ndërsa automjeti është vënë në lëvizje nga personi tjetër. Polici është tërhequr zvarrë për një distancë, para se të lirohej dhe të binte në tokë.
Si pasojë e incidentit, polici ka pësuar lëndime.
Rasti ka ndodhur gjatë një operacioni policor që synonte ndalimin e një automjeti që dyshohej se transportonte mallra të kontrabanduara, ndërsa autoritetet pritet të ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë. Gazeta Flaka
The post Polici tërhiqet zvarrë nga automjeti gjatë aksionit në Bllacë, sulmohet gjatë ndalimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.