Policia informon: Plumba në mes të Shkupit, 26-vjeçari humb jetën
Përditësim: Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 6 shtatorit në lagjen Duqanxhik të Shkupit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve...
Përditësim: Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 6 shtatorit në lagjen Duqanxhik të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, pranë kryqëzimit të rrugëve “Prohor Pçinski” dhe “Vojdan Çernodrinski”.
Në momentin e incidentit, pesë persona nga Shkupi – D.G. (29), A.Xh. (24), K.B. (36), E.B. (25) dhe A.M. (26) – ndodheshin para vitrinës së një kompanie.
Papritur, pranë tyre është ndalur një motoçikletë me dy persona. Nga motoçikleta është hapur zjarr në drejtim të grupit, ndërsa autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Një plumb ka goditur 26-vjeçarin A.M., i cili është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”. Megjithatë, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.
Deri tani, MPB-ja nuk ka bërë të ditur nëse autorët janë identifikuar apo arrestuar, ndërsa motivi i mundshëm i sulmit mbetet i panjohur. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Incident i rëndë në Çair, një jetë e humbur dhe disa të plagosur?
Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në lagjen Duqanxhik të Shkupit, ku, sipas informacioneve të para nga terreni, një person i ri ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Pas ngjarjes, në zonë janë parë forca të shumta policore dhe ekipe të Ndihmës së Shpejtë, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet hetimore po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe cilat kanë qenë rrethanat që çuan deri te incidenti.
Deri në këtë moment, informacionet mbeten paraprake dhe jozyrtare. Detajet për identitetin e viktimës, numrin dhe gjendjen e të plagosurve, si dhe shkaqet e ngjarjes pritet të konfirmohen nga institucionet kompetente. Gazeta Flaka
The post Policia informon: Plumba në mes të Shkupit, 26-vjeçari humb jetën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.