Reshje në disa qytete, sot pritet mot më i freskët dhe kryesisht me diell
Në 24 orët e fundit, më së shumti reshje janë regjistruar në Gjevgjeli me 18 litra për metër katror, pasuar nga Kavadarci me 17, Mavrova 11, Berova dhe Pozharana nga 10, Tetova 8 dhe Gjurishta 7 litra/m². Në Ohër, Shkup–Zajçev Rid dhe Preto...
Në 24 orët e fundit, më së shumti reshje janë regjistruar në Gjevgjeli me 18 litra për metër katror, pasuar nga Kavadarci me 17, Mavrova 11, Berova dhe Pozharana nga 10, Tetova 8 dhe Gjurishta 7 litra/m².
Në Ohër, Shkup–Zajçev Rid dhe Pretor janë matur nga 6 litra/m², ndërsa reshje më të pakta janë regjistruar edhe në Veles, Demir Kapi, Strumicë, Prilep, Manastir, Kumanovë dhe qytete të tjera.
Sot pritet mot me diell dhe më i freskët, me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë Vardarit herë pas here do të jetë e përforcuar, me shpejtësi mbi 50 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 19°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 30°C.
Në Shkup pritet mot kryesisht me diell, me temperaturë minimale 14°C dhe maksimale deri në 28°C.
Gjatë javës së re do të mbizotërojë mot me diell dhe më i freskët, me vranësira lokale. Temperaturat do të jenë brenda mesatares për këtë periudhë të vitit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.