Rreth 1,300 studentë fitojnë të drejtën e regjistrimit në UT, ja afatet për semestrin e parë
Rreth 1,300 nga gjithsej 1,800 kandidatë të aplikuar kanë fituar të drejtën e regjistrimit në Universitetin e Tetovës për vitin akademik 2026/27, pas përfundimit të afatit të parë të pranimeve. Universiteti i Tetovës njofton kandidatët e...
Rreth 1,300 nga gjithsej 1,800 kandidatë të aplikuar kanë fituar të drejtën e regjistrimit në Universitetin e Tetovës për vitin akademik 2026/27, pas përfundimit të afatit të parë të pranimeve.
Universiteti i Tetovës njofton kandidatët e pranuar se regjistrimi i semestrit të parë duhet të kryhet nga 1 deri më 4 shtator 2026.
Para regjistrimit, kandidatët duhet të informohen me kujdes për tarifën e semestrit, e cila përcaktohet në varësi të kategorisë në të cilën janë pranuar.
Regjistrimi paraprak kryhet online, përmes platformës zyrtare të Universitetit të Tetovës. Kandidatët duhet të kyçen në profilin personal të aplikimit duke përdorur adresën e e-mailit me të cilën kanë aplikuar dhe fjalëkalimin e dërguar gjatë aplikimit.
UT paralajmëron se kandidatët e pranuar që nuk e kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar e humbin të drejtën mbi kuotën e fituar, ndërsa vendi i tyre do të shpallet i lirë në afatin e ardhshëm.
Pas përfundimit të regjistrimit online, kandidatët duhet të dorëzojnë fletëpagesën dhe fotografitë në administratën përkatëse, brenda afatit të regjistrimit.
Për kandidatët shtetas të huaj, Universiteti sqaron se dokumentet duhet të tërhiqen për të vijuar procedurën e nostrifikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në administratën e UT-së duhet të dorëzohen kopjet përkatëse.
Kandidatët e tjerë duhet t’i tërheqin dokumentet origjinale nga administrata dhe t’i zëvendësojnë ato me kopje.
Në rast të problemeve me qasjen në profilin e aplikimit për shkak të problemeve me e-mailin, kandidatët mund të kontaktojnë Universitetin e Tetovës përmes adresës elektronike [email protected].
Ndërkohë, kandidatët që nuk janë pranuar në afatin e parë do të kenë mundësi të aplikojnë në afatin e dytë, nga 7 deri më 11 shtator 2026, përmes të njëjtit profil të aplikimit. Aplikimi do të jetë i mundur vetëm në programet studimore ku do të ketë vende të lira.
Universiteti i Tetovës u ka uruar sukses kandidatëve të pranuar dhe i ka ftuar që të respektojnë afatet dhe procedurat e përcaktuara për regjistrim. Gazeta Flaka
The post Rreth 1,300 studentë fitojnë të drejtën e regjistrimit në UT, ja afatet për semestrin e parë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.