Taravari nga Struga: Po konsolidohemi, po zgjerohemi, po fuqizohemi
Aleanca për Shqiptarët ka vijuar procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në prag të Kongresit të radhës. Në Strugë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Shqiptarët, ku me mbështetje unanime, për...
Aleanca për Shqiptarët ka vijuar procesin e riorganizimit dhe konsolidimit të strukturave partiake në prag të Kongresit të radhës.
Në Strugë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së Aleancës për Shqiptarët, ku me mbështetje unanime, për kryetar të degës është zgjedhur Izbi Vinca.
Në kuvend mori pjesë edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Dr. Arben Taravari, së bashku me funksionarë të lartë të partisë.
Në fjalën e tij para anëtarëve dhe aktivistëve, Taravari bëri thirrje për unitet, angazhim dhe mobilizim të plotë të strukturave partiake.
“Forca e Aleancës ndërtohet nga njerëzit, nga degët dhe nga puna e përditshme në terren”, deklaroi Taravari.
Ai theksoi se procesi i riorganizimit synon forcimin e strukturave dhe përfshirjen e njerëzve të rinj në aktivitetet partiake.
“Po konsolidohemi. Po zgjerohemi. Po fuqizohemi”, tha Taravari nga Struga.
Sipas tij, Aleanca synon të vazhdojë rrugën drejt një strukture më të fuqishme dhe një përfaqësimi më dinjitoz të shqiptarëve.
Kuvendi Zgjedhor i Degës në Strugë vjen në kuadër të përgatitjeve të Aleancës për Shqiptarët për Kongresin e ardhshëm partiak. Gazeta Flaka
The post Taravari nga Struga: Po konsolidohemi, po zgjerohemi, po fuqizohemi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.