Tavares i dërgon mesazh Milanit para përballjes: “Jemi gati për fitore”
Nuno Tavares ka folur para përballjes së fundjavës mes Lazios dhe Milanit në “Stadio Olimpico”, duke vlerësuar formën dhe cilësitë e skuadrës kuqezi. Mbrojtësi portugez i Lazios pret një përballje të vështirë ndaj Milanit, që sipas tij po k...


Nuno Tavares ka folur para përballjes së fundjavës mes Lazios dhe Milanit në “Stadio Olimpico”, duke vlerësuar formën dhe cilësitë e skuadrës kuqezi.
Mbrojtësi portugez i Lazios pret një përballje të vështirë ndaj Milanit, që sipas tij po kalon një moment të mirë dhe po zhvillon futboll cilësor, transmeton ORAinfo.
“Besoj se do të jetë një ndeshje e mirë. Milani është një skuadër që po përmirësohet, po luan futboll të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe një trajner shumë të mirë, i cili e bën ekipin të luajë mirë”, u shpreh Tavares për kanalet zyrtare të klubit.
Megjithatë, 26-vjeçari theksoi se Lazio është e përgatitur dhe beson te mundësia për të marrë një rezultat pozitiv.
“Ne jemi të përgatitur mirë dhe shumë të sigurt, sepse kemi lojtarë dhe një staf që mund të na ndihmojnë të fitojmë”, deklaroi ai.
Tavares rikujtoi gjithashtu debutimin e tij me fanellën e Lazios, i cili erdhi pikërisht ndaj Milanit. Portugezi e cilësoi atë ndeshje si një fillim të mirë dhe shpreson që historia të përsëritet.
“Po, ishte një ndeshje e mirë. Ishte ndeshja ime e parë dhe kisha besimin e trajnerit dhe të shokëve të skuadrës. Me kalimin e minutave u ndjeva gjithnjë e më i sigurt dhe ndjeva se mund të isha i rëndësishëm. Mendoj se ishte një fillim i mirë dhe shpresoj që të ndodhë sërish”, përfundoi Tavares.
Përballja mes Lazios dhe Milanit pritet të zhvillohet këtë fundjavë në “Stadio Olimpico”, në një sfidë ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.