Tragjedi në rrugën Veles–Shtip: Humb jetën 46-vjeçari nga Kumanova
Një aksident i rëndë komunikacioni ka përfunduar me fatalitet këtë pasdite në rrugën Veles–Shtip, pranë udhëkryqit për fshatin Dorfulli. Në aksident ka humbur jetën një 46-vjeçar nga Kumanova, i cili po drejtonte një automjet “Skoda Fabia”....
Një aksident i rëndë komunikacioni ka përfunduar me fatalitet këtë pasdite në rrugën Veles–Shtip, pranë udhëkryqit për fshatin Dorfulli.
Në aksident ka humbur jetën një 46-vjeçar nga Kumanova, i cili po drejtonte një automjet “Skoda Fabia”.
Sipas informacioneve fillestare, për shkaqe ende të panjohura, automjeti ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të organeve kompetente, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.