Vera nuk po dorëzohet: Temperaturat mbi 30°C, ja kur pritet freskimi
Edhe pse kalendari po afrohet drejt vjeshtës, Maqedonia e Veriut do të vijojë të përballet me temperatura verore gjatë ditëve në vijim. Java nis me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura deri në rreth 29°C, ndërsa nga e mërkura prite...
Edhe pse kalendari po afrohet drejt vjeshtës, Maqedonia e Veriut do të vijojë të përballet me temperatura verore gjatë ditëve në vijim.
Java nis me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura deri në rreth 29°C, ndërsa nga e mërkura pritet një tjetër rritje. Në disa zona temperaturat mund të arrijnë 30–32°C, ndërsa edhe e premtja pritet të jetë e ngrohtë.
Ndryshimi i motit pritet të nisë gradualisht drejt fundjavës, kur temperaturat do të fillojnë të ulen. Megjithatë, freskimi nuk pritet të jetë i menjëhershëm, pasi temperaturat gjatë ditës mund të mbeten ende rreth 26–31°C.
Në të njëjtën kohë, mëngjeset do të jenë dukshëm më të freskëta, kryesisht me temperatura nga 10 deri në 15°C, duke treguar afrimin gradual të vjeshtës.
Flaka
The post Vera nuk po dorëzohet: Temperaturat mbi 30°C, ja kur pritet freskimi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.