10 shoferë arrestohen në 24 orët e fundit, 9 prej tyre pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria 10 shoferë për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Sipas MPB-së, nëntë prej tyre kanë dr...

shtator 13, 2026 - 20:00
10 shoferë arrestohen në 24 orët e fundit, 9 prej tyre pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, policia ka privuar nga liria 10 shoferë për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Sipas MPB-së, nëntë prej tyre kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa një 47-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi ka drejtuar automjet gjatë kohës kur kishte ndalim aktiv për vozitje.

Personat e arrestuar janë nga Shkupi, Tetova, Vinica, Koçani dhe Makedonska Kamenica.

MPB bën të ditur se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Policia u ka bërë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në trafik.

Flaka

The post 10 shoferë arrestohen në 24 orët e fundit, 9 prej tyre pa patentë shoferi appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.