13 net, i njëjti zë: Sheshi mbushet në mbështetje të çlirimtarëve

Për të 13-tën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke u bërë bashkë me një kërkesë dhe një zë: mbështetje të palëkundur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në pamjet e siguruar...

shtator 28, 2026 - 22:00
13 net, i njëjti zë: Sheshi mbushet në mbështetje të çlirimtarëve

Për të 13-tën natë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke u bërë bashkë me një kërkesë dhe një zë: mbështetje të palëkundur për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja e Klan Kosova, Vesa Hoda, shihet grumbullimi i qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe veteranëve të luftës, të cilët vazhdojnë të shprehin revoltën e tyre ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në po të njëjtat pamje, shihet edhe i biri i Kadri Veselit, Klestori i cili është prezent edhe sonte në protestë.

Tubimet kanë përcjellë vazhdimisht thirrje drejtuar institucioneve vendore për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se qetësia e deritanishme e protestave nuk duhet të neglizhohet, pasi mobilizimi pritet të zgjerohet në të gjithë vendin.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.