13-vjeçari i plagosur me thikë në Çair në gjendje të rëndë, jeta e tij ende në rrezik

13-vjeçari i cili u godit me thikë në zemër gjatë një përleshjeje në Çair të Shkupit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Qendrës Klinike. I mituri u dërgua në Qendrën e Urgjencës të hën...

shtator 3, 2026 - 22:30
13-vjeçari i plagosur me thikë në Çair në gjendje të rëndë, jeta e tij ende në rrezik

13-vjeçari i cili u godit me thikë në zemër gjatë një përleshjeje në Çair të Shkupit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Qendrës Klinike.

I mituri u dërgua në Qendrën e Urgjencës të hënën në mbrëmje, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, deklaroi se sipas të dhënave të fundit që disponon, gjendja e 13-vjeçarit është e qëndrueshme, por jeta e tij vazhdon të jetë në rrezik.

Si zhvillim pozitiv, Klekovski veçoi faktin se lëvizja e zemrës është në rregull, megjithëse gjendja e djalit mbetet kritike dhe kërcënuese për jetën.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë, rreth orës 22:00, në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Çair. Sipas informacioneve, në përleshje kanë marrë pjesë pesë persona, prej të cilëve vetëm njëri ishte i rritur.

Gjatë përleshjes janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. I dyshuari B.I. dhe vëllai i tij i mitur dyshohet se kanë plagosur rëndë 13-vjeçarin dhe një person të rritur, ndërsa një fëmijë tjetër ka pësuar lëndime të lehta.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike, gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masa për garantimin e pranisë së të dyshuarit B.I., i cili dyshohet për dhunë ndaj një fëmije.

Klekovski theksoi se mjekët kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e të miturit, ndërsa gjendja e tij vazhdon të monitorohet nga afër.

Flaka

The post 13-vjeçari i plagosur me thikë në Çair në gjendje të rëndë, jeta e tij ende në rrezik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .


Burimi i lajmit: flaka.com.mk
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.